LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është e përkushtuar për anëtarësimin e plotë në OKB

Haradinaj: Kosova është e përkushtuar për anëtarësimin e plotë në OKB

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ndihmës sekretaren e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara, Bintou Keita, me të cilën bisedoi për temat e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova dhe progresin e arritur për këto dy dekada.

Haradinaj falënderoi Kombet e Bashkuara për rolin e tyre të rëndësishëm në fazat e hershme të shtetndërtimit dhe kontributin që kanë dhënë agjencitë që operojnë me këtë emër për shumë projekte dhe procese të rëndësishme për vendin.

“Roli i Kombeve të Bashkuara ka qenë i pazëvendësueshëm në etapat e para të shtetndërtimit dhe arritjes së paqes në vend. Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe anëtarësimin e plotë në OKB”, tha Haradinaj.


Kryeministri po ashtu, foli për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë, si dhe për integrimin e plotë të komuniteteve jo shumicë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se vendi ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në promovimin e paqes në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori