LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Është kënaqësi të pres në familjen e AAK-së, Agron Xhemajlin

Haradinaj: Është kënaqësi të pres në familjen e AAK-së, Agron Xhemajlin

Agron Xhemajli është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Xhemajli i është bashkuar dhe ka mbështetur konceptin 100% shtet.

“Është kënaqësi të pres në familjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Xhemajlin dhe të pranoj nga ai mbështetjen për konceptin tonë, 100 për qind shtet”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka vlerësuar përvojën e tij jetësore.

“Përvoja e tij e çmuar jetësore, duke nisur nga aktivitetet e hershme ilegale dhe politike, për të vazhduar angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare të UÇK-së, duke i dalë në ballë shumë organizimeve dhe betejave dhe më vonë edhe në krijimin dhe funksionimin e institucioneve tona dhe shtet-ndërtim, është vlerë e çmuar dhe bazë e fortë, për të vazhduar rrugën tonë në fuqizimin e Kosovës, ekonomisë, arsimit dhe fushave të tjera me rëndësi”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se arritjet akademike dhe eksperienca e bëjnë të vlefshëm Xhemajlin për AAK-në.

“Arritjet akademike dhe eksperienca në institucionet tona e Agron Xhemajlit, janë një tjetër vlerë, që sot i shtohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vizionit tonë për një qeverisje, për shtet dhe jetë të denjë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet

Arrestohet "humanitarja" nga Peja, mashtroi fermerët për subvencione

Kronika e Zezë
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Drejtësi
Sfida e rrezikshme e TikTok-ut, hetohen edhe 10 raste të reja të vetë-lëndimit të nxënëseve në Gjakovë

Sfida e rrezikshme e TikTok-ut, hetohen edhe 10 raste të reja të vetë-lëndimit të nxënëseve në Gjakovë

Lajme
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Lajme
Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, mungon Kryemyftiu i Shqipërisë, në krye vendoset një imam turk

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, mungon Kryemyftiu i Shqipërisë, në krye vendoset një imam turk

Lajme
Kalo në kategori