Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi zëvendësministër të Ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriun.

Kadriu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“ tha se do të punoj me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe që sipas tij ky mandat qeverisës do ta ndryshojë imazhin e Kosovës.


Postimi i plotë: Të nderur Qytetar të Gjilanit Të nderuar Qytetarë të Anamoravës Të nderuar Qytetarë të Kosovës Sot, kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush HARADINAJ, më dha besimin që të jem zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës në qeverinë e Republikës. Anamorava po përfaqësohet denjësisht në qeverinë Haradinaj. U zotova para kryeministrit, po zotohem edhe para qytetarëve se; do të punoj me ndershmëri e profesionalizëm. Na presin punë të mëdha, sepse ka ndryshua edhe shkolla qeverisëse, edhe dinamika e punës. Besoj fuqishëm se brenda këtij mandati qeverisës, vendi do të ketë krejt një imazh ndryshe. Ekziston gatishmëri dhe vullnet për punë që pas katër vitesh kjo ministri të mos ketë më çka të punoj.

23843330 1300080836763089 7684437722808093209 n