Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se drejtësia franceze ka rrëshqitur nga ndikimi i Beogradit në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Daut Haradinaj që është vëllai i Ramush Haradinajt, duke thënë këtë, i ka bërë thirrje shtetit të Francës që të mos rrëshqas edhe më shumë në ndikimin e Serbisë.
“Nuk është e tepërt me përsërit se drejtësia franceze ka rrëshqitur nga ndikimi i Beogradit, ka shumë element që ne kemi dyshimet tona”, ka thënë Daut Haradinaj në “Zona B” në Klan Kosova.
“Ne besojmë shumë se Beogradi po insiston edhe për shkak të zgjedhjeve atje, por edhe për shkak të lëvizjeve shumë të shpejta në Kosovë, si Demarkacioni dhe Asociacioni. Nuk dua të futem në konspiracion, por kjo është tema kryesore, është një presion që të ndërrohet qasja”.
Ai pohon se ndalimi i të vëllait është kryekëput politik, pasi që Franca ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe po vazhdon të implementojë urdhrat e Beogradit.
“Ramush Haradinaj është peng politik, e para që të kryhen zgjedhjet në Serbi, ashtu si edhe disa të tjera në Kosovë, e para Demarkacioni”, ka thënë ai më tutje.
“Historia e Demarkacionit shpresoj se do të përfundojë. Në politikë lejohen deri diku edhe gabimet që kanë mundur të bëjnë deputetët e AAK-së, ne nuk kemi tendencë ta sulmojmë Francën”.
“Ne po i themi Francës mos rrëshqit nën ndikimin e Serbisë”, rithekson Daut Haradinaj. /Klan Kosova/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës