Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar se sot me anëtarët e Komisionit ka takuar Fadil Demakun.

Ai ka thënë se ndonëse me dallime politike, ekziston respekt i veçantë për këtë familje.


Lexoni statusin e plotë të tij:Krahas dallimeve politike, gjithmonë ka ekzistuar një respekt i veçantë për Fadilin dhe familjen Demaku. Familje kjo që ka qenë dhe mbetet pjesë e familjes time. Sot në komision u ndamë përkohësisht me mikun tonë Fadilin. Respekt për deputetët e komisionit që unanimisht nderuan kolegun tonë. Ju priftë e mbara miqtë e mi.