Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se askush nga politika nuk ka të drejtë të fyejë apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, prokurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar i secilit prej nesh.


Postimi i plotë:Askush nga politika nuk ka të drejt të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, prokurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre. Mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar i secilit prej nesh. Deri në 2 % të BPV për mbrojtje të atdheut, +2000 policë shtesë për sigurinë në rrugë e lagjet tona, +100 prokurorë në betejën kundër krimit, +100 gjyqtarë shtesë në ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e lëndëve të panumërta që presin në radhë. Ky është zotimi im. Ja kemi borxh Kosovës, t’i mbështesim ata që ruajnë dhe mbrojnë qytetarin e shtetin. /Telegrafi/