(E plotësuar) Përfaqësues nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajtën sot në Prishtinë një tubim me rininë e kësaj partie, ku u tha se 2017-ta është vit i zgjedhjeve dhe ndryshimeve të mëdha në Kosovë.
Gjithashtu u tha se ky është edhe viti i fundit i AAK-së në opozitë, pasi është kuptuar se vendi do të ketë perspektivë, vetëm kur drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Deputeti i Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj tha para të rinjve se Qeveria aktuale do të mbahet mend për largimin e mbi 100 mijë njerëzve nga Kosova.
“Ky është vit i zgjedhjeve dhe natyrisht shumica e barrës bie mbi rininë sepse rinia janë promotor i shumë ndryshimeve dhe unë besoj shumë që rinia do të jetë edhe në të ardhmen e afërt, sepse ne besojmë shumë që ky vit do jetë vit i ndryshimeve të mëdha, jo vetëm në zgjedhje lokale, komunale por do të jetë vit kur do të ndryshohet situata e keqqeverisjes, sepse këta njerëz që qeverisin Kosovën, e para e punë nuk e duan këtë vend, nuk mendojnë për njerëzit e Kosovës, nuk e kanë dert se në çfarë gjendje është ka jeton populli i Kosovës”, tha ai.
Haradinaj po ashtu shprehu bindjen se Ramush Haradinaj do kthehet së shpejti dhe do të marrë timonin e ndryshimeve të mëdha në Kosovë.
Ndërsa, nënkryetari i partisë i AAK-së, Gazmend Abrashi tërhoqi paralele mes Kosovës së tashme dhe atë para 20 viteve, duke vënë në pah se para 20 vitesh Kosova ka qenë më mirë në shumë aspekte.
Abrashi gjithashtu përmendi shembullin e Izraelit si një shtet i vogël i cili e ka zhvilluar ekonominë dhe tha se ai është një model që Kosova duhet ndjekur.
Kryetarja e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, Diellza Hoti tha para të pranishmëve se viti 2017, është viti i fundit për AAK-në si opozitë.
“Neve shumë shpejtë na presin përgjegjësi dhe detyra të reja, sepse definitivisht ky është viti i fundit për neve si opozitë, kjo për shkak se të gjithë e kanë kuptuar se ky vend do të ketë përmirësime dhe perspektivë vetëm atëherë kur do të udhëhiqet nga një njeri i madh si Ramush Haradinaj”, tha ajo.
Deputeti Haradinaj i pyetur nga të pranishmit nëse AAK-ja do të bënte ndonjë koalicion parazgjedhor, tha se partia e tij vetëm se ka një koalicion me partinë NISMA, dhe se koalicioni më i mirë që AAK-ja ka, është ai me rininë e Kosovës./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës