Qeveria e Kosovës dhe partnerët e saj kanë lansuar fushatën e re të quajtur Happy Online, për t’i mbajtur fëmijët të sigurtë në internet.
Gjatë viteve të fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë ndërhyrje me partnerët e shoqërisë civile për të përmirësuar edukimin medial dhe sigurinë e fëmijëve në internet. Kjo qasje e re {happy online} do të punojë me prindërit për t’u siguruar që ata janë të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurtë në platformat digjitale.
Prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqiten në internet nga dhuna, pornografia, vetëvrasja dhe radikalizimi e deri te ekstremizmi. Kjo fushatë u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet.
“Interneti është një dritare magjike për fëmijët të cilët duan të shkojnë përtej përditshmërisë. Flisni me fëmijët tuaj, edukoni dhe kujdesuni mbi përmbajtjen që fëmijët ndajnë me të tjerët në publik. Mbani ata të sigurt dhe larg bullizmit e ngacmuesve potencial, ekstremizmit e çfarëdo forme tjetër që rrezikon mirëqënien e sigurinë e fëmijëve tuaj. Kështu, duke marr një rol aktiv në aktivitetet e fëmijëve tuaj në internet ju ndihmoni të siguroheni që ata të përfitojnë prej këtyre aktivitete dhe që të eksplorojnë një liri të re pa u ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme.”– Xhelal Sveçla, ministër i MPB-së.
Përmes kësaj fushate, Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë një shtresë tjetër mbrojtjeje për të rinjtë kundër përdorimit të internetit për radikalizimin, korrupsionin dhe dëmet e tjera.
Kjo fushatë do t’i informoj dhe mësojë prindërit për atë që duhet të shqetësohen dhe si t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurtë, duke zhvilluar biseda, duke ditur për parametrat e sigurisë dhe duke i trajtuar në qasje të drejtë dhe të sigurtë. Për këshilla dhe sigurinë e fëmijëve online, ndiqni kanalet e fushatës Happy Online në rrjetet sociale.
Për më shumë informacione:
Facebook: Happyonlinekosova
Instagram: happyonlinekosova
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Donald Trump krijoi Fondin Sovran – cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?