LAJMI I FUNDIT:

Hapi profil në Facebook në emër të Allahut

Hapi profil në Facebook në emër të Allahut

Në Lindjen e Mesme plasi skandali pasi një anëtar i Facebookit nga Abhu Dhabi hapi profilin dhe tha se është ai është vetë Allahu xh.sh.

Të gjithë provajderët e internetit në Emiratet e Bashkuara Arabe u urdhëruan që t’ia ndalojnë qasjen në internet këtij përdoruesi, emri i të cilit nuk u bë publik.

Mësohet se përdoruesi ka krijuar profilin në Facebook të titulluar “Allahu dhe pejgamberet” ku thotë se është Allahu dhe vazhdon të shkruaj ajete për të cilat thotë se janë nga Kurani, për t’i mbështetur pohimet e veta.

Po ashtu, ai tha se është duke shkruar një libër të ri me të cilin do ta vërtetojë se ai është Allahu, ndërsa të gjithë të interesuarit përmes Facebookut mund të marrin të gjitha përgjigjet në pyetjet që ju interesojnë.


Pas zbulimit të këtij skandali pasoi një valë e protestave, ndërsa shumica i kanë bërë thirrje përdoruesve të Facebookut të bojkotojnë këtë faqe shoqërore derisa ky përdorues të mos fshihet. /Telegrafi/