Sot bëhet hapja zyrtare e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Zyra Lokale në Kosovë në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), si mekanizëm rajonal, i themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor (Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria) në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile, ka filluar funksionalizimin e saj me kapacitete të plota, më 4 korrik 2017.


Aktualisht RYCO është në fazën e hapjes zyrtare së zyrave lokale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst edhe Qeveria e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ligjor, duke siguruar Zyrën Lokale të RYCO-së në Kosovë.

Foto: Ilustrim