LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkursi për punën e ëndrrave!

Hapet konkursi për punën e ëndrrave!

Agjencia turistike irlandeze do të punësojë “testuesin e muajit të mjaltit”, i cili ka për detyrë të kërkojë vendin ideal për çiftet e sapomartuara. Tërë këtë ai do ta bëjë për një rrogë të majme. Mrekulli!

Punëtori fatlum që pranohet në këtë punë, gjysmën e vitit do ta kalojë duke vizituar pushimoret luksoze, ndërsa gjatë qëndrimit aty ai edhe do të paguhet 18.000 paund, ndërsa ka të drejtë ta marrë me vete partnerin ose partneren.

Kjo punë ofrohet nga agjencia “Runaway Bride and Groom”, ndërsa nga punëtori i ri kërkohet që në njërën prej pushimoreve luksoze të kalojë tri deri në katër javë dhe të shkruaj një raport.

Këtu bëjnë pjesë kryesisht hotelet luksoze në ishujt Maldive, ndërsa njëra ndër detyrat kryesore të testuesit është të provojë koktejet dhe të testojë jacuzzit.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në agjenci deri në fund të prillit. /Telegrafi/