Hani: Maqedonia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ai theksoi se qëndrimi i BDI-së është që Maqedonia sa më shpejtë ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Kjo do të ndikojë në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Kjo do të ndikojë për stabilizimin e Ballkanit dhe përmirësimin e klimës mes dy vendeve”, theksoi Hani.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, disa herë ka potencuar se njohja nga shtetet e rajonit është e rëndësishme për Republikën e Kosovës.
Deri më tani nga shtetet e rajonit Kosovën e kanë njohur Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria. /INA/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/07/2008
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































