Sllovaku është lidhur me një transferim te Milani gjatë kësaj vere dhe më herët kishte deklaruar se një lëvizje e tillë do t’i ndihmonte karrierës së tij, por tash duket se është rimenduar dhe thotë se largimi nuk është më në kokën e tij.

“Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Napoli. E dua këtë klub, e dua qytetin dhe i dua njerëzit. Të trajtohem si hero në Napoli, do të thotë shumë për mua. Ndjej një shkallë përgjegjësie për njerëzit. Nuk jam i pandjeshëm ndaj ngjarjeve këtu”.


“Jam i fokusuar te Napoli dhe mezi pres sezonin e ri. Nuk mund të pres të dëgjoj për zhurmën e Ligës së Kampionëve këtu në [stadiumin] San Paolo. Nuk dua të mendoj për të ardhme afatgjate. Nëse një klub i madh një ditë, do ta diskutoj me klubin çfarë të bëj”, ka thënë Hasik për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app