Këngëtarja seksi filloi lidhjen me sportistin britanik në vitin 2007, por koleget e grupit të Scherzinger kishin dashur të vërtetohen se kampioni i Formula 1 ishte mjaft i mirë për mikeshën e tyre.

“Kur kuptuam se Lewis ishte një ngasës, ishim sikur, ‘Prit, do të ishte mirë të mos jetë playboy’. Andaj e pyetëm atë gjithfarë gjërash. Cilat ishin qëllimet e tij, nëse ishte djalosh i mirë, nëse dinte të trajtonte në mënyrën e duhur, a i kishe sjellë lule... Ne jemi shumë mbrojtëse për njëra-tjetrën, veçanërisht kur një djalë i ri vjen në rreth”, ka thënë njëra prej anëtareve të grupit, Melody Thornton.