LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Gabim ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, jemi dy shtete dhe duhet të bisedojmë

Haliti: Gabim ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, jemi dy shtete dhe duhet të bisedojmë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se është bërë gabim me ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, pasi sipas tij, për këtë kanë marrë nota negative nga partnerët strategjikë të Kosovës.

Haliti këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë.

“Ne jemi dy shtete dhe nuk ka arsye për te mos biseduar”, tha Haliti.


Ndryshe, nënkryetari Haliti njoftoi se seancat e radhës do të jenë më 4 de 11 maj. /Telegrafi/