Halil Budakova kërkon çmimin Oscar

Edhe pse në këtë vit nuk do të garojë për çmimin më të madh të filmit në botë Oskar, Halil Budakova thotë se dikur do ta fitojë atë.
Ai për Klan Kosova ka thënë se nuk do të vdes pa e fituar një herë këtë çmim.
"E di që nuk kam me vdek pa e fituar një Oskar, pa ja pruar popullit tim të nderuar edhe të gjithë luftëtarëve të tjerë të luftës”, ka thënë Budakova.
Budakova thotë se përpos filmit të tij, asnjë film tjetër nuk ka shanse që të marrë ndonjë çmim Oskar.
Por është regjisori i filmit “Heroi” Luan Kryeziu, i cili po thotë se filmi i tij është i kompletuar për të qenë në garë për çmimin Oskar.
"Është i vetmi film në Kosovë që i plotëson kushtet, për shkak se është i këtij viti. Përpos kësaj janë edhe disa elemente tjera teknike dhe artistike që e bëjnë filmin më të veçantë nga të tjerët”, ka thënë Kryeziu. /KP/



























































