Një person ka raportuar se i është hakuar llogaria e tij dhe si pasojë i janë transferuar nga llogaria e tij 2.53 Ethereum, në vlerë prej 3,858 dollarë në një llogari tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 27 korrik në Fushë Kosovë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori dhe rasti është nën hetim.
“Ankuesi mashkull kosovar me datë 14.08.2022 ka raportuar se i është hakuar llogaria e tij dhe si pasojë i janë transferuar nga llogaria e tij 2.53 ethereum në vlerë prej 3858.84 $ (dollar amerikan) në një llogari tjetër. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/