Site icon Telegrafi

Hajvalia mbetet pa trajner

Synaj Keçi nuk është më trajner i Hajvalisë. Lajmi është bërë i ditur nga tekniku prishtinas për gazetën.

“Jam larguar nga Hajvalia. Klubi mbeti pa organizim, thuajse ishim vetëm ne dhe futbollistët. E kisha vështirë t’i motivojë lojtarët, të cilët ishin pa paga”.

“Rezultatet nuk ishin pozitive dhe bashkërisht vendosëm ta ndërprejmë bashkëpunimin”, tha ai për Gazetaolle.com.

Emin Bajrami është trajner i ri i skuadrës nga paralagja e Prishtinës, pasi tekniku i deritanishëm.

Pas 12 ndeshjeve, Hajvalia është në vendin e fundit me 6 pikë.

Exit mobile version