LAJMI I FUNDIT:

Hajni ndërron gomat e reja me të përdorura

Hajni ndërron gomat e reja me të përdorura

Policia njoftoi se një hajn nga Pennsylvania, i cili vodhi gomat e një automobili, u bë burrë i mirë dhe i zëvendësoi ato – me goma të përdorura.

Policia në Lancester tha se hajni kishte thyer xhamat e automobilit gjatë natës, të dielën, dhe kishte vjedhur radion dhe GPS-in e automobilit së bashku me gomat. Hajnit iu deshtë kohë t’i zëvendësonte gomat e reja me ato të vjetra.

Dëmi i shkaktuar nga hajni sipas policisë arrin shumën deri në 850 dollarë. /Telegrafi/