LAJMI I FUNDIT:

Hajnat thirrën vetë policinë

Hajnat thirrën vetë policinë

Dy hajna axhami ishin aq të sjellshëm sa që thirrën policinë derisa thurnin plane për ta vjedhur një automobil. Policia natyrisht dëgjoi për veprën kriminale dhe arrestoi hajnat.

Dyshja e hajnave amatorë nga Daytona Beach disi arriti ta thërras numrin e policisë 911 derisa thurnin planet.

Operatorët e ndihmës së shpejtë pranuan thirrjen dhe arritën tí dëgjojnë kriminelët duke biseduar se si mund ta vjedhin automobilin. Kujdestarët e linjës urgjente menjëherë thirrën policinë në vendin e ngjarjes dhe arritën ta kapin një tinejxher në automobil.

Partnerja e tij në krim, Stephanie Vargas (19 vjeçare) dhe një 13 vjeçar tentuan të ikin me një automobil tjetër, por policia arriti t’i arrestojë. “Mjeshtrit e krimit”pranuan se kanë bërë hajninë. /Telegrafi/