Hajduku lë pa gol Barcën

Ndeshja miqësore u organizua në nderë të njëqindvjetorit të klubit të njohur kroat dhe Pep Guardiola u dha rastin shumë lojtarëve të rinj që të dëshmojnë veten.
Victor Valdes ishte startues, ashtu si Thiago Alcantara, Seydou Keita, David Villa dhe Ibrahim Afellay. Përderisa Barcelona ishte më e mira në fillim të takimit dhe ishte pranë golit me Villan, Valdes gijthashtu ishte në aksion për të mohuar një aksion ballë për ballë me Tomasovin e Hajdukut.
Barcelona tani vëmendjen do ta ketë të përqëndruar në Audi Cup të Gjermanisë, duke filluar nga e marta, turne në të cilin do të marrin pjesë edhe Bayerni i Munichut, Internacionali i Brazilit dhe kush tjetër pos kampionit të Italisë, Milanit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/07/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































