Please enter at least 3 characters.

Hailey Bieber shkëlqen në bikini gjatë pushimeve në Mallorca

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja nga pushimet në Mallorca, ku u shfaq me bikini në bord të një varke, teksa promovonte produktet e markës së saj Rhode.

Modelja 28-vjeçare, që së fundmi u bë nënë, u komentua gjerësisht për pamjen e saj fizike, me ndjekës që e quajtën “mahnitëse” dhe “e përsosur”.

Postimet e saj në Instagram u pëlqyen edhe nga figura publike si Kylie Jenner dhe Carolyn Murphy, ndërsa fansat vërshuan me komente entuziaste dhe habi për formën fizike të Hailey-t pas lindjes së djalit të tyre, Jack Blues, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Justin Bieber, ka tërhequr vëmendje për një sërë postimesh që kanë ngjallur shqetësim mes fansave.

Ai publikoi imazhe ku shihej me djalin e tyre në një studio muzikore – një mjedis ku më parë ishte parë duke pirë duhan në praninë e miqve muzikantë. Kjo ka ngritur pikëpyetje për përshtatshmërinë e vendit për një fëmijë të vogël.

Justin ndau gjithashtu disa fotografi të vetes gjatë një “detoksifikimi”, ku dukej i djersitur dhe i lodhur, duke mos sqaruar arsyet konkrete të këtij procesi.

Sjelljet e tij të fundit kanë shkaktuar spekulime mbi gjendjen emocionale të këngëtarit dhe ndikimin e tyre në martesën me Hailey-n.

Megjithatë, burime pranë çiftit kanë deklaruar se ata janë ende të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Sipas këtyre burimeve, Hailey po e mbështet Justin-in në një periudhë të vështirë dhe të dy janë të vendosur të funksionojnë si çift, të udhëhequr edhe nga besimi i tyre i përbashkët. /Telegrafi/