LAJMI I FUNDIT:

Haga kritikon Serbinë për Lazareviqin

Haga kritikon Serbinë për Lazareviqin

Gjykata e Hagës ka kritikuar Serbinë lidhur me mosekstradimin e dy radikalëve si dhe angazhimin e gjeneralit të pensionuar Vladimir Lazareviq në Akademinë Ushtarake në Serbi.

Këto shqetësime të Gjykatës  Ndërkombëtare për krime në ish- Jugosllavi, kryetari i saj, Carmel Agius ia përcolli presidentit serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi që pati me të në Beograd.

Nga ana e tij, kreu i shtetit serb ia ka shfaqur shqetësimet në lidhje me trajtimin dhe shëndetin e të akuzuarve të Hagës.


Lazareviq, i dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet burgim për përgjegjësi komanduese për krime të luftës në Kosovë, pritet të jetë ligjërues në Akademinë Ushtarake në Serbi.

Lajmin se gjenerali i pensionuar serb mund të angazhohet në akademinë ushtarake e kishte bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Aleksandar Vulin, i cili kishte thënë se gjeneralët, sikurse Lazareviqi, kanë shumëçka të rëndësishme që t’ua bartin kolegëve të rinj, transmeton KlanKosova.

Përveç Lazareviqit, i cili ka qenë komandat i Korpusit të Prishtinës dhe Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë, në mesin e ligjëruesve, sipas paralajmërimeve të Vulin, do të mund të jenë edhe gjenerali i pensionuar, deputeti dhe anëtari i Partisë Radikale Serbe, Bozhidar Deliq, si dhe shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori