Haas ka ndërprerë kontratën me pilotin rus Nikita Mazepin.
Për më tepër, skuadra nga Formula 1 i ka dhënë fund marrëveshjes edhe me prodhuesin rus të potasit Uralkali, në pronësi të babait të Mazepin, raporton Skynews.
“Ashtu si me pjesën tjetër të komunitetit të Formula 1, ekipi është i tronditur dhe i pikëlluar nga pushtimi i Ukrainës dhe dëshiron për një fund të shpejtë dhe paqësor të konfliktit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ditë më parë, drejtuesit e Formula 1 kanë vendosur unanimisht që ta anulojnë garën për Çmimin e Madh të Rusisë.
Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës dhe që më shumë se dy javë, situata veçse është përshkallëzuar ku nuk mungojnë edhe viktimat, pasi forcat ruse po tentojnë pushtimin e shtetit fqinj.
Kjo situatë e krijuar nga shteti rus ka bërë që shumë shtete tjera botërore, por edhe organizata sportive të vendosin sanksione kundër Rusisë. /Telegrafi/
TEAM STATEMENT #HaasF1 pic.twitter.com/5aEXLzYtmV
— MoneyGram Haas F1 Team (@HaasF1Team) March 5, 2022