Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili gjatë prezantimit vjetor ka bërë të ditur se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2024 pritet të jetë 4.2 për qind, mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti.
Ismaili para gazetarëve tha se projeksionet e BQK-së për shkallën e inflacionit në tremujorin e fundit sugjerojnë për një ngadalësim të ritmit në 2.9 për qind, ndërkohë që mesatarja e vitit 2023 pritet të jetë 5.1 për qind.
“Sistemi financiar në vend është i qëndrueshëm, stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar, cilësia e aseteve është adekuate. Ndërmjetësimi financiar është rritur, ndërsa qasja në financa ka nevojë të zgjerohet, me theks me atë në kushte sa më konkurruese dhe të përballueshme”, tha ai.
Sipas tij, sa i përket treguesve makroekonomik, rritja ekonomike në Kosovë sipas BQK-së në vitin 2023 pritet të jetë 3.4 për qind, derisa për vitin 2024, pritet një rritje më e lartë prej 4.2 për qind, mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti.
Për sa i përket sfidave në ekonominë e vendit në vitet vijuese, sipas guvernatorit Ismaili, marrë parasysh liberalizimin e vizave në vitin 2024 dhe dilemave te ngritura rreth ndikimeve potenciale në fuqinë punëtore (tregun e punës) dhe në ekonomi në përgjithësi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka përfshirë këtë ndikim në supozimet e skenarit bazë të projektimit të BPV-së për vitet 2024 dhe 2025.
“Vlerësimet e BQK-së konsistojnë në ndikim të ultë në periudha të shkurtra kohore, ndërkohë që ngjashëm me vendet e rajonit, praktikat sugjerojnë se bizneset përpiqen të neutralizojnë këtë ndikim në tregun e punës”, tha ai.
Lidhur me eksportin dhe importin e mallrave e shërbimeve, i pari i BQK-së ka shtuar se për periudhën janar-shtator 2023 vlera e importeve ka arritur në 5 miliardë e 271 milionë euro, kurse e eksporteve ishte 3 miliardë e 61 milionë euro.
Bilanci tregtar i shërbimeve, vazhdimisht ishte pozitiv dhe deri në shtator 2023 shënoi vlerën 1 miliardë e 398 milionë euro (2,419.9 – 1,021.5) që është për 20.8 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 që ishte 1 miliard e 158.1 milionë euro (2,040.6 – 882.6).
“Eksporti i shërbimeve për periudhën janar shtator 2023 arriti vlerën prej 2.4 miliardë euro, duke u rritur për 19 për qind, krahasuar me përudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rol kyç në këtë rritje të kësaj kategorie patën të hyrat nga shërbimet e udhëtimit, shërbimet kompjuterike, informative dhe të telekomunikacionit që kanë shënuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit”, shtoi Guvernatori Ismaili.
Ndërkaq, Investimet e Huaja Direkte deri në fund të tremujorit të tretë 2023 kanë arritur vlerën e 621.3 milionë eurove, prej të cilave 368.8 milionë euro janë në sektorin e patundshmërisë. Nga parashikimet e BQK-së, IHD-të për vitin 2024 pritet të jenë 792 milionë euro, ndërsa një vit pas planifikohen se mund te arrijnë 846.7 milionë euro.
Sipas Guvernatorit Ismaili, treguesi i kredive jo-performuese (NPL) deri në fund të muajit nëntor 2023 është evidentuar në 2 për qind.
“Gjithsej asetet e sistemit financiar në vend arritën 10.62 miliardë euro, ku pjesëmarrja e bankave është 67.89 për qind, pasuar nga fondet pensionale me 24.96 për qind, IMF-të dhe IFJB-të me 4.33 për qind dhe kompanitë e sigurimeve me 2.83 për qind. Deri në fund të muajit nëntor 2023, depozitat në sektorin bankar ka arritur në 5.88 miliardë euro, kreditë në 4.88 miliardë euro, me një tregues kredi/depozita prej mbi 83 për qind”, theksoi para gazetarëve ai.
Treguesi i kredive jo-performuese (NPL) në muajin nëntor 2023 evidentohet 2 për qind, duke qëndruar në të njëjtin normë krahasuar me muajin dhjetor 2022. Kreditë e ndërmarrjeve, të cilat përbëjnë 60 për qind të kredive në sektorin bankar, evidentohen me një normë të kredive jo-performuese prej 2.4 për qind, ndërsa kreditë e ekonomive familjare që përbëjnë 37 për qind të sektorit, kanë normë relativisht të ulët të kredive jo-performuese, pra janë 1.4 për qind. Pra, sektori bankar ka arritur të ketë një menaxhim të kënaqshëm të rrezikut kreditor edhe përmes normës së lartë të mbulimit të kredive jo-performuese me rezervat për humbjet nga kreditë”, ka shtuar Guvernatori Ismaili.
Të dhënat tregojnë se është rritur numri i transaksioneve, gjë që sipas të parit të BQK-së kjo është një tendencë pozitive drejt digjitalizimit të shërbimeve financiare.
Sistemi i pagesave në sistemin e pagesave ndërbankare të BQK-së shënoi rritje në numrin e transaksioneve prej rreth 7 për qind, nga 15.8 në 16.9 milionë transaksione, duke arritur vlerën prej 19.4 miliardë eurove deri në fund të nëntorit 2023, krahasim me 18.1 miliardë euro të vitit paraprak. Numri i transaksioneve në POS u rrit nga 22.48 milionë në 30 milionë transaksione, kurse në ATM nga 18.1 milionë në 19.3 milionë transaksione.
“Rritje të konsiderueshme shënoi edhe numri i llogarive si dhe llogarite në e-banking, sikur numri i terminaleve dhe numri i transaksioneve për para elektronike, që tregon për tendencën pozitive drejt digjitalizimit të shërbimeve financiare”, tregoi guvernatori i BQK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame