Në vazhdën e angazhimit për avancimin e mëtejmë të funksioneve të BQK-së në drejtim të adoptimit të standardeve dhe praktikave të bankave qendrore në vendet e Bashkimit Evropian, guvernatori Bedri Hamza ka realizuar një vizitë pune në Bankën Qendrore të Italisë.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë njohja nga afër me aranzhimin e përgjithshëm qeverisës dhe planifikimin strategjik në Bankën e Italisë.
Njohja me këto aspekte të Bankës së Italisë është në funksion të identifikimit dhe vlerësimit të mundësive të zhvillimit të aspekteve përkatëse në BQK.
Gjatë vizitës Hamza është takuar me guvernatorin e Bankës së Italisë, Ignazio Visco, i cili i ka shprehur mirëseardhje dhe e ka njoftuar me veçoritë dhe zhvillimet e përgjithshme të Bankës së Italisë.
Guvernatori Visco ka theksuar gatishmërinë e Bankës së Italisë për t’i ofruar mbështetje teknike BQK-së në zhvillim të kapaciteteve të saj dhe përafrim me standardet evropiane. Guvernatori Bedri Hamza e ka falënderuar Guvernatorin Ignazio Visco për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka vlerësuar lart kontributin dhe gatishmërinë e Bankës së Italisë.
Në takimet me udhëheqësit e tjerë të lartë të Bankës së Italisë, Bedri Hamza bashkë me anëtarët e personelit që e shoqëruan gjatë vizitës diskutuan aranzhimet e përgjithshme qeverisëse të bankave qendrore si dhe praktikat më të mira të qeverisjes korporative në banka qendrore.
Po ashtu u trajtuan në hollësi parimet dhe proceset e planifikimit strategjik me theks të veçantë në efikasitet të përgatitjes, implementimit dhe përcjelljes përkatëse.
Bashkëpunimet e deritanishme me Bankën e Italisë përfshijnë programin e bashkëpunimit me Bankën Qendrore Evropiane, që përfundoi vitin e kaluar, me anë të të cilit u identifikuan dhe analizuan nevojat zhvillimore të BQK-së në disa fusha të veprimtarisë së saj me qëllim të përafrimit me standardet dhe praktikat e aplikuara nga bankat qendrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Format e tjera të bashkëpunimit kanë përfshirë komunikimet lidhur me fusha të veçanta të veprimtarisë dhe pjesëmarrjet anëtarëve të personelit të BQK-së në programe trajnimi të Bankës së Italisë.
Në përfundim të takimit, Guvernatori Hamza ka falënderuar për mikpritjen, guvernatorin Visco dhe e ftoi atë që në një të ardhme të afërt të zhvillojë një vizitë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi