Please enter at least 3 characters.

Guendouzi beson se Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier

2018/08/Matteo-Guendouzi-2.jpg
285:"DUBLIN, IRELAND - AUGUST 01: Matteo Guendouzi celebrates after Arsenal won the penalty shoot out during the Pre-season friendly International Champions Cup game between Arsenal and Chelsea at Aviva stadium on August 1, 2018 in Dublin, Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)
12:"Getty Images

Matteo Guendouzi thotë se Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier këtë sezon, përkundër dominimit të Manchester Cityt.

Topçinjtë e nisën me humbje (2-0) sezonin 2018/2019, pikërisht nga kampioni në fuqi, i cili ishte shumë larg rivalëve në edicionin e kaluar.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori 19-vjeçar, i cili u rekrutua këtë verë nga Lorient, është njëri nga përforcimet që ka bërë trajneri Unai Emery për këtë sezon.

Francezi që kushtoi 7.85 milionë euro është i bindur se skuadra e Arsenalit do të ketë sukses në Kampionatin anglez këtë sezon.

(Foto: Getty Images)

"Po, besoj se mund ta fitojmë këtë sezon, për shkak të lojtarëve dhe stafit që kemi".

"Vërtet besojmë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar sa më shumë ndeshje dhe për të pasur një sezon fantastik. Vërtet besoj se mund t'ia dalim".

“Man City është një top skuadër, mirëpo janë shumë top-skuadra në këtë ligë, sepse Liga Premier është më e mira në Evropë", ka thënë mesfushori për Evening Standard. /Telegrafi/