Pep Guardiola ishte para një “arresti kardiak” në momentin që Heung-Min Son doli përballë portës së Manchester Cityt.
Tottenhami ishte duke humbur 1-0 përballë kampionit në fuqi, ndërsa Stefan Ortega bëri atë që ndoshta shumë kush se ka besuar.
Gardiani i Citizens bëri një pritje bravuroze, për t’ia mohuar Sonit golin, ndërsa Guardiola nuk u besonte syve çfarë po shihte.
Trajneri spanjoll u rrëzua në tokë, por që u ndje i lehtësuar pasi pa që Ortega ia doli ta bllokonte gjuajtjen e Son.
Erling Haaland më pas realizoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Cityn, duke e vulosur fitoren e tyre në 2-0. /Telegrafi/