Gruevskin ta “falënderojmë”!
I pyetur nga një deputet opozitar maqedonas se kush do t’i paguajë dëmet nga mbyllja e kufirit me Kosovën, Gruevski është përgjigjur se askush nuk i është ankuar dhe nuk ka paraqitur humbje shkaku i bllokimit të kufirit. Pastaj, ai ka shtuar se bëhet fjalë për kohë relativisht të shkurtër dhe se në takimin që ka pasur me sipërmarrësit asnjëri prej tyre nuk e ka hapur këtë çështje e as që është ankuar për humbje.
Këtë çështje nuk e kanë hapur as deputetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë, të cilëve assesi t’u kujtohet ta pyesin Gruevskin se ku shkuan paratë e grumbulluara nga qytetarët kosovarë të cilët gjatë bllokimit të lëvizjes së lirë e kalonin kufirin. Pra, deputetët nuk u kujtuan ta pyesin se sipas cilit ligj u “gjobitën” kosovarët dhe kush do ua dëmshpërblejë atyre përbuzjen dhe dëmet që u janë shkaktuar?!
Padyshim se Gruevski nuk gënjen kur pohon se asnjë nga sipërmarrësit e Maqedonisë nuk i është ankuar për humbje. Madje, kush do të ishte ai trim që do mund ta bënte një gjë të tillë, sidomos me vetëdijen se pastaj ky regjim do ia ofronte të gjitha “ndihmat” ta përballonte “humbjen”, ashtu që do e harronte edhe ku ndodhet Bllaca. Të heshtur janë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike që e përbëjnë kryesisht sipërmarrësit shqiptarë, ngaqë ata e dinë se kur të “ndihmon” ky regjim, atëherë mund të të ndodh më afër të të duket Qafa e Thanës se sa Hani i Elezit.
Ku ta dish, mbase pushtetarët e Maqedonisë besojnë se bllokimi disaditor i kufirit me Kosovën, lëre që nuk ka dëmtuar njeri, por edhe u ka bërë mirë shqiptarëve nga kjo anë dhe atyre nga ana tjetër e kufirit! Veçanërisht atyre nga Kosova, pa të cilët që moti do bankrotonin shumë qendra tregtare të Shkupit. Kështu që mund të del puna se ne kosovarët do duhet edhe t’i falënderohemi Gruevskit dhe Ali Ahmetit për mbylljen e kufirit dhe për kursimet që i bëmë ato ditë sa nuk na lejohej të shkonim në Maqedoni.
Si do që të jetë, në gjithë këtë rrëfim ka diçka për të cilën më së paku është fajtorë Gruevski dhe shokët e tij shqiptarë që i ka në qeveri e që ka të bëjë me sëmundjen tonë të pashërueshme: lëndohemi e provokohemi shpejtë, por edhe më ngutshëm i harrojmë vuajtjet e përbuzjet e djeshme.
Andaj, nuk është për tu çuditur nëse ne kosovarët qysh tani e kemi harruar bllokimin e kufirit dhe jeni nisur rrugës për në kryeqytetin e Maqedonisë që atje të blejmë atë që e ka çdo qendër tregtare e Kosovës. Me çka dëshmojmë se Gruevski ka të drejtë dhe se neve asgjë nuk mund të na dëmtojë apo përbuzë aq sa të heqim dorë nga vesi që të vishemi në Shkup e të zhvishemi në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri