Një grua ka ndarë përvojën e saj “të frikshme” pasi gjeti atë që ajo pretendoi se ishin më shumë se 10 kamera të fshehura në një pronë me qira të Airbnb.
Përdoruesja e Twitter @foxytaughtyou postoi se udhëtarët “duhet të jenë të kujdesshëm” kur rezervojnë akomodimin, së bashku me foto që duket se tregojnë kamerat, për të cilat ajo pretendon se ajo dhe një mike e saj i gjetën “të fshehura në të gjithë shtëpinë”, pasi e kishin rezervuar në Filadelfia.
Siç bëhet e ditur, ajo pretendoi se kishte gjetura kamera “në dushe dhe dhoma gjumi”, derisa “disa ishin të kamufluara si sisteme përkatëse, por që kishte lente kamerash”.
“Aribnb ishte renditur me një emër biznesi dhe ne nuk e takuam kurrë pronarin”, shtoi ajo. “Sa herë që u përpoqëm t’i telefononim, edhe në momentin e mbërritjes sonë, ata nuk përgjigjeshin në telefon”.
“Ata përgjigjen vetëm përmes mesazheve, kështu që ne nuk e dimë se si duken, si tingëllojnë apo nëse është mashkull apo femër”.
Gratë pretendojnë se, pasi raportuan incidentin në Airbnb dhe policinë e Filadelfias, ato thjesht u zhvendosën në një pronë tjetër nga platforma e ndarjes së shtëpisë, transmeton Telegrafi.
“Ne e raportuam këtë në [Airbnb] dhe në stacionin e policisë të premten në mesditë dhe ende nuk kemi pasur një përditësim për këtë rast”, shkroi @foxytaughtyou më 13 qershor. “Nuk e kemi idenë se çfarë pamjesh ka ky pronar dhe çfarë po bën me to!”
“Kjo është kaq e PASIGURT, dhe e frikshme! Faleminderit Zotit që vumë re kamerat dhe dolëm që andej!”
Në një video të Tiktok, e parë tashmë më shumë se 1.5 milion herë, ajo shpjegon se ato zbuluan kamerat pasi dolën në mbrëmje, u kthyen në shtëpi dhe ranë të flinin në divan. /Telegrafi/
BE CAUTIOUS BOOKING AIR BNBs! My friend & I recently stayed at a air bnb in Philadelphia with over 10 hidden cameras all over the house. Including the showers and bedrooms. Some were disguised as sprinkler systems but it has a camera lens. pic.twitter.com/nimx4L6koC
— ? (@foxytaughtyou) June 12, 2022