Site icon Telegrafi

Gruaja nga Maryland gabon duke blerë një tjetër biletë lotarie, fiton 50,000 dollarë

Një grua nga Maryland ka fituar një lotari me çmim prej 50 mijë dollarëve kur ajo aksidentalisht kishte blerë biletën e gabuar gërvishtëse nga një makineri shitëse.

Gruaja 43-vjeçare nga Salisbury u tha zyrtarëve të Lotarisë në Maryland se ishte duke përdorur makinën shitëse të lotarisë vetë-shërbyese në Royal Farms në Salisbury kur u përpoq të blinte një biletë gërvishtëse prej 1.89 eurove (2 dollarë) dhe bleu aksidentalisht një biletë prej 18.90 eurove (20 dollarë) e cila ja fitoj çmimin prej 47.2 mijë eurove (50 mijë dollarë).

“I thashë vetes: ‘Sapo humba 20 dollarë’, tha gruaja, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Lojtarja tha se zhgënjimi i saj u kthye në ngazëllim kur zbuloi se bileta të cilën ajo e bleu ishte në fakt një biletë fituese prej 47.2 mijë eurove (50 mijë dollarë).

Fituesja tha se ishte ende në shok kur vizitoi selinë e lotarisë për të marrë çmimin e saj të enjten.

Ajo tutje deklaroi se nuk ka ende ndonjë plan se çfarë do të bëjë me fitimet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version