Bashkëshortja e Dustin Poirier nuk hezitoi t’i tregonte gishtin e mesit Conor McGregorit që po qëndronte i shtrirë në dysheme shkaku i lëndimit të pësuar.
Në UFC 264, irlandezi pësoi humbje nga amerikani, pasi nuk mund të vazhdonte më takimin, shkaku që pësoi lëndim në kyçin e këmbës.
Derisa McGregor e filloi me fyerje ndaj saj, kjo e fundit nuk ngurroi t’i afrohej dhe t’i tregonte gishtin e mesit, gjersa po qëndronte i shtrirë në dysheme.
“Gruaja juaj është në mesazhet e mia. Hej bebe, më godit përsëri. Unë do të bisedoj me ty më vonë, do të jem në festën tënde, festën e natës Wynn”, kishte thënë irlandezi.
Nga këto fjalë edhe pasoi gishti i mesit nga bashkëshortja e Poirier, që më pas u largua duke qeshur me ironi në drejtim të McGregorit. /Telegrafi/
As real as it gets. #shelyintoyoubro #thatswifey #properirishanimal https://t.co/dM26Me6SfB
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) July 9, 2021