Brooke Mueller, e cila kishte sulmuar aktorin e filmit “Two and a Half Men” në ditën e Krishtlindjes, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre.

“Brooke ka dashur divorc për së paku dy muaj, por ajo ka pritur derisa Charlie të nënshkruajë kontratë të re. Ata do të rikthehen së bashku përkohësisht por kjo do të përfundojë me divorc”, ka thënë burimi.

Charlie dhe Brooke kanë dy fëmijë së bashku, binjakët Bob dhe Max, të lindur në mars të vitit të kaluar (2009)./Telegrafi/