LAJMI I FUNDIT:

Gropat po shiten si llokume

Gropat po shiten si llokume

Ideja gjeniale e një fshati në Gjermaninë Lindore për t’i shitur gropat e rrugës dhe me paratë e grumbulluara t’i rregulloj ato, duket se ka pasur një fillim të mbarë, pasi 111 gropa tashmë janë blerë, mësohet në faqen zyrtare të internetit.

Për një jave njerëzit kanë blerë shumë gropa në asfaltin e fshatit Niederzimmern afër Leipzigut, të cilat shiten me çmim prej 50 euro. Si shkëmbim autoritetet do të mbushin gropat, ndërsa “sponsori” ka të drejtë të vendosë një mesazh personal mbi gropën që ka blerë.

Të interesuarit mund të zgjedhin se cilën gropë e dëshirojnë duke zgjedhur nga fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të fshatit, www.niederzimmern.de.

Informatat janë publikuar edhe në gjuhën angleze me shpresë se mund të lajmërohet ndonjë blerës jashtë Gjermanisë.


Kryetari i Niederzimmernit, Christoph Schmidt-Rose tha për një radio lokale se nuk e di edhe sa gropa i kanë mbetur pa shitur. /Telegrafi/