LAJMI I FUNDIT:

Grindjet me partnerin e zgjatin jetën

Grindjet me partnerin e zgjatin jetën

Është e sigurt se grindjet me partnerin nuk janë zgjidhje aq e mirë, mirëpo duket se dinamizmi në çift e zgjat jetën. Meshkujt dhe femrat, të cilët nuk flasin për dallimet e tyre dhe zemërimet i mbajnë për vete, mund të vdesin më herët sesa personat temperament, të cilët në mënyrë të ashpër i zgjidhin mosmarrëveshjet.

Hulumtuesit nga Universiteti i Michiganit kanë studiuar 192 çifte brenda 17 vitesh. Çiftet janë ndarë në katër kategori. Në kategorinë e parë kanë bërë pjesë çiftet ku të dy partnerët e shprehin zemërimin, në kategorinë e dytë çiftet ku mashkulli ka qenë temperament dhe e ka shprehur inatin e tij, ndërsa femra ka qenë e qetë. Në kategorinë e tretë janë përfshirë çiftet ku vetëm femrat ishin eksplozive, ndërsa në të katërtën kanë qenë çiftet e qeta ku edhe femrat edhe meshkujt e kanë mbajtur në vete pakënaqësinë.

Sipas rezultateve, vdekshmëria ka qenë dy herë më e madhe te çiftet në kategorinë e fundit. Nga 26 çiftet ku të dy partnerët i kanë përmbajtur emocionet ka pasur 13 të vdekur. Ndërsa në tri grupet tjera që përmbanin 166 çifte ka pasur 41 të vdekur.

“Çiftet duhet të flasin për problemet e tyre, por me qëllim që në fund të pajtohen”, ka thënë udhëheqësi i studimit, profesor Ernest Harburg.


Edhe një hulumtim tjetër ka zbuluar dobitë nga zënkat konstruktive. Këshilluesi i çifteve, Andrew G. Marshall ka zbuluar se çiftet, të cilat janë të pakënaqur me lidhjen shumë rrallë zihen, madje edhe kur kanë probleme serioze dhe kur nuk mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Ata thjeshtë i ikin grindjes, gjë që më shumë e thellon pakënaqësinë.

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

A e dini se...
Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

A e dini se...
Paraloja apo vetë akti i seksit: Një gjë është më e rëndësishme për orgazmën femërore!

Paraloja apo vetë akti i seksit: Një gjë është më e rëndësishme për orgazmën femërore!

Intimitet dhe Pasion
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori