Greqia “ankohet” tek OKB-ja për Turqinë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme greke, ky veprim është në mbrojtje të të drejtave sovrane të vendit, në përputhje me të drejtën zakonore dhe konvencionale të Detit, dhe konkretisht në Konventën e mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982.
Me veprimin e djeshëm, Greqia njofton Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organet e saj kompetente duke bërë që kjo notë verbale të publikohet në buletinin e Ligjit të Detit, transmeton Shekulli Online.
“Greqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, si dhe me të gjitha vendet në rajon, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe ligjshmërisë ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me drejtat tona sovrane dhe shfrytëzimi i pasurisë sonë natyrore”, theksohet në njoftimin e ministrisë së jashtme greke.
Ndërkohë, nuk dihet ende sesi do të reagojë Ankaraja zyrtare pas këtij veprimi që ndodhë vetëm dy javë para takimit mes kryeministrit grek Antonis Samaras dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/










































