LAJMI I FUNDIT:

Grelina kundër depresionit

Grelina kundër depresionit

Rritja e nivelit të grelinës, të ashtuquajturit “hormoni i urisë”, zvogëlon simptomat e depresionit dhe anksiozitetit, pohojnë shkencëtarët amerikanë.

Bllokimi i reagimit të organizmit ndaj grelinës konsiderohet si trajtim për zvogëlimin e peshës truporë, mirëpo studimi i ri i botuar në revistën, “Nature Neuroscience”, sugjeron se e njëjta gjë mund të ketë ndikim të paplanifikuar edhe në disponim.

Lukthi i zbrazët prodhon hormonin grelin, i cili nëpërmjet qarkullimit kalon në tru dhe nxit uri.

Kufizimi i konsumimit të kalorive shkakton rritjen e madhe të sasisë së grelinës, ndërsa nga ana tjetër duket se e zvogëlon prirjen për depresion dhe ankth, kanë njoftuar studiuesit nga Universiteti i Teksasit.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori