LAJMI I FUNDIT:

Gratë e paguajnë për të fjetur me burrat e tyre

Gratë e paguajnë për të fjetur me burrat e tyre

Britaniken 45-vjeçare Jannette Jones gratë e falënderojnë që flenë me burrat e tyre. Ajo është një profesioniste për të shtyrë burrat e martuar që të tradhtojnë bashkëshortet. Në 12 muajt e fundit rreth 60 burra kanë rënë në grackën e saj, ndërsa me 15 prej tyre ka bërë dashuri me kërkesën e partnereve ose grave të tyre.

“Jam krenare me punën që bëjë dhe ndjehem mirë sepse u ndihmoj femrave të shohin se burrat e tyre janë mashtrues. Gratë e lumtura shpesh më falënderojnë për atë që kam bërë për to. Më paguajnë për të fjetur me burrat që nuk do të thotë se jam prostitutë”, tha Janette, gjyshja dhe nëna e katër fëmijëve.

Janette punon për një agjenci, ndërsa deri më tash si “mbikëqyrëse e lidhjeve” për një vit ka fituar rreth 100.000 euro. Për tu bërë profesioniste kreu një kurs për vetëmbrojtje, mësoi teknikat e spiunimit dhe mësoi se si të përdorë mikrofonat dhe kamerat. Po ashtu kreu edhe një kurs se si duhet të bëjë burrat për vete. Për të zbuluar nëse partneri është duke e tradhtuar, secila femër duhet ta paguajë Janetten prej 7 deri në 10.000 euro. /Telegrafi/