Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka caktohet njëri nga zëvendëskapitenët e Arsenalit

2018/08/GranitXhaka-2.jpg
257:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 29: Granit Xhaka of Arsenal celebrates his sides second goal during the Premier League match between Manchester United and Arsenal at Old Trafford on April 29, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka caktuar mbrojtësin Laurent Koscielny si kapiten të Arsenalit, ndërsa Granit Xhaka është njëri prej katër zëvendëskapitenëve të skuadrës.

Per Mertesacker u pensionua në fund të sezonit të kaluar, ashtu që strategu spanjoll zgjodhi që shiritin e kapitenit t'ia jepte futbollistit francez.

Granit Xhaka (Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, ai ka caktuar edhe katër zëvendëskapitenë, Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka, njëri nga të cilët do ta bartë shiritin në rast të mungesës së Koscielnyt.

"Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili aktualisht është i lënduar. Pas Laurentit, kapitenët tanë tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka.

"Unë dua liderë në skuadër - secili lojtar në çdo kohë të ketë kapacitetin për të treguar lidership, mirëpo këta pesa lojtarë janë ata që e kanë mundësinë të bëhen kapiten", është shprehur trajneri.

Ndeshja e parë e Emeryt si trajner i Arsenalit do të jetë të dielën, pikërisht kundër kampionit në fuqi Manchester City.

Koscielny do të mundojë në derbin e xhiros së parë, ndërsa pritet të shihet se kush do ta bartë shiritin nga katër zëvendëskapitenët. /Telegrafi/