Site icon Telegrafi

Gosens arrin për teste mjekësore te Interi

Robin Gosens është në prag të bashkimit me Interin dhe sapo ka filluar testet mjekësore me kampionët e Serie A.

Mbrojtësi i Atalantës do të transferohet në San Siro në një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim blerje.

Sipas Sky Sport Italia, gjigantët e Serie A do të paguajnë 25 milionë euro plus tre milionë euro tjera bonus në lidhje me performancën.

Lexo po ashtu Agjenti i Gosens thotë se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje, ai tregon pse lojtari zgjodhi Interin para Newcastle

Gosens, 27 vjeç, do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare e gjysmë me klubin e tij të ri.

Reprezentuesi gjerman është jashtë fushës që nga shtatori për shkak të një dëmtimi në kofshë, por tashmë ka filluar stërvitjet individuale.

Ai mbërriti në klinikën CONI në Milano në orën 9:00 me orën lokale dhe aktualisht po kalon ekzaminimet mjekësore me Interin përpara se të nënshkruajë kontratën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version