LAJMI I FUNDIT:

Gorilla Glass 2 në CES

Gorilla Glass 2 në CES

Xhami i fortë dhe qëndrueshëm Gorilla Glass është jashtëzakonisht i popullarizuar si mbrojtje e ekranit për pajisjet mobile të së sotmes. Kompania Corning, e cila prodhon xhamin në fjalë, thekson se sot Gorilla Glass është i përdorur në mbi 575 modele të ndryshme të rreth tridhjetë prodhuesve, të shitur në mbi 500 milion ekzemplarë.

Kompania të hënën në CES synon të demonstroj gjeneratën e dytë të kësaj zgjidhje, Gorilla Glass 2, e rreth saj për momentin nuk ka kurrfarë specifika zyrtare edhe pse paralajmërimet e zëvendëspresidentit James Steiner flasin për trashësi më të vogël me qëndrueshmëri të lartë.

Përveç kësaj, kompania do të shfaq edhe metodat e reja të përdorimit të Gorila Glass ekzistues, veçanërisht në diagonalet më të mëdha sikurse që është LCD ekrani multitouch 82-inçësh, dhe përdorimi në sistemet multimediale dhe automobilistike si dhe zgjidhjet për institucionet edukative. /Telegrafi/