LAJMI I FUNDIT:

Google Inc zyrtarisht u shndërrua në Alphabet Inc.

Google Inc zyrtarisht u shndërrua në Alphabet Inc.

Pas mbylljes së tregjeve në SHBA të premten, kompania e re Alphabet e ka zëvendësuar gjigantin Google si kompani e cila do të tregtohet publikisht, dhe e cila do të përfshijë biznesin e kërkimit dhe reklamave online nga Google, hartat, YouTube dhe "Moonshot" ndërmarrjen e re për makinat pa shofer, njofton Reuters.

Rregullimi strukturor, u prezantua në muajin gusht, dhe i njëjti thuhet se ka për qëllim për të ndarë bizneset kryesore të kompanisë nga sipërmarrjet e tilla si makinat pa shofer, apo atë të monitorimit të glukozës, si dhe Project Loon projektin që lidh internetin me balonat në lartësi.

Biznesi kryesor do të quhet Google dhe do të veprojë si një degë tërësisht në pronësi të Alphabet. Sundar Pichai do ta kryesojë Google.

Alphabet do të drejtohet nga bashkë-themeluesi i Google, Larry Page dhe secili prej bizneseve do të ketë shefin e vet ekzekutiv.


Duke filluar nga tremujori i katërt i kompanisë në janar, Alphabet do të ketë dy njësi raportimi – kompaninë Google dhe të gjitha bizneset e tjera të Alphabet të marra si një tërësi. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Apple shet tre modelet e iPhone

Apple shet tre modelet e iPhone

Teknologji
Nëse e keni këtë Windows 11, do të detyroheni ta përditësoni

Nëse e keni këtë Windows 11, do të detyroheni ta përditësoni

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

Teknologji
Kalo në kategori