Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshja në NBA.

Golden State Warriors ka shënuar fitore kundër Phoenix Suns me rezultat 106-100.


Megjithëse është pritur që skuadra e Warriors të dominojë prej fillimit të kampionatit më të fortë të basketbollit, kjo nuk po dëshmohet në parket, transmeton Telegrafi.

Kevin Durant arriti të shënojë 37 pikë dhe 4 asistime duke qenë më i dalluari te Warriors. Stephen Curry shtoi 28 pikë e 3 asistime.

Në anën tjetër, T.J. Warren realizoi 26 pikë ndërsa Eric Bledsoe shtoi 21 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet tjera: Detroit Pistons - Milwaukee Bucks 98:83
Miami Heat - San Antonio Spurs 99:106
Phoenix Suns - Golden State Warriors 100:106
Oklahoma City Thunder - Los Angeles Lakers 113:96
Houston Rockets - Dallas Mavericks 93:92
Memphis Grizzlies - Washington Wizards 112:103
Los Angeles Clippers - Utah Jazz 88:75

telegrafi sport app