LAJMI I FUNDIT:

Gogoli Lady Gaga i frikëson sorrat

Gogoli Lady Gaga i frikëson sorrat

Veshja bizare me të cilën këngëtarja Lady GaGa u paraqit në ndarjen e shpërblimeve “Brit Awards” inspiroi një fermer që ta bëjë një gogol për t’i frikësuar sorrat.

Britaniku Nigel Britten, fermer nga Surrey, në pronën e tij vendosi gogolin e punuar sipas shembullit të Lady GaGa dhe kostumit të saj të veshur gjatë ndarjes së shpërblimeve “Brit Awards”.

Me ta parë, bujku e kuptoi se ky është kombinimi ideal për gogolin e tij që do t’i largonte sorrat nga ara.

Atij i ndihmoi edhe gruaja që ta qepë fustanin sipas shembullit të Lady GaGa, ndërsa për të qenë komplet “lady GaGa look-u”, gogoli u zbukurua edhe me një paruke të madhe të bardhë të ngjashme me atë që kishte vendosur këngëtarja.


“Sorrat vitet e fundit janë bërë gjithnjë e më trimëresha dhe është gjithnjë e më vështirë t’i largosh nga arat me ndihmën e gogolëve”, thotë Nigel i cili për këtë arsye vendosi t’i përshtatet trendëve më të reja dhe ta modernizojë pak gogolin e tij.

“Nuk e di a për flokët ose fustanin, por sorrat vërtetë po frikësohen. Tashmë as që guxojnë t’i afrohen arës time. Duhet ta pranoj edhe mua më duket pak i frikshëm ky gogol,” tha Nigel Britten.