Diego Godin pritet të largohet nga Interi këtë verë, me Manchester United ose Tottenham Hotspur destinacionin e tij më të mundshëm.
Reprezentuesi uruguaian u bashkua me Interin si një lojtar i lirë nga Atletico Madrid në korrik të vitit 2019.
Sidoqoftë, ai u përpoq të futej në mbrojtjen me tre lojtarë të Antonio Contes, por si duket e ka humbur vendin nga i riu italian Alessandro Bastoni.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, destinacioni i radhës i 34-vjeçarit do të jetë kampionati anglez, Liga Premier.
Manchester Unitedi mbetet favoritë, megjithëse Tottenhami dhe Jose Mourinho janë gjithashtu të interesuar shumë për Godinin.
Godin ka 135 paraqitje për Uruguain dhe është kapiteni i ekipit të tij kombëtar. /Telegrafi/