LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e grave do të ndryshonin pamjen e partnerëve të tyre

Gjysma e grave do të ndryshonin pamjen e partnerëve të tyre

Pothuajse gjysma e grave janë të pakënaqura me pamjen e partnerëve të tyre, ka vërtetuar anketa më e re britanike. Madje 47 për qind e 3.000 të anketuarave kanë thënë që do të ndryshonin së paku një gjë në pamjen e të përzgjedhurve të tyre, e më shumë se gjysma e tyre kanë pranuar që më së shumti u pengon modeli i flokëve të partnerit.

Vërejtjet tjera më të shpeshta kanë pasur të bëjnë me kilogramët e tepërt dhe përzgjedhjen e keqe të veshjes. Se sa është kjo e rëndësishme për gratë, flet mjaft edhe fakti që 15 për qind e tyre kanë pranuar që janë të gatshme të lënë mashkullin të cilit në mënyrë kronike i mungon stili.

Gjysma e femrave gjithashtu kanë pranuar që kanë përdorë metoda të lehta dhe ngadalë kanë ndryshuar stilin e të përzgjedhurve të tyre, të cilëve nuk u ka penguar aspak kjo punë.

“Është e pabesueshme se sa gra dëshirojnë të ndryshojnë pamjen e meshkujve të tyre. Kjo vetëm dëshmon që për meshkujt pamja e tyre nuk është aq e rëndësishme, e këtë e mendon edhe 56 për qind e grave. Është e qartë që edhe meshkujt duhet të bëjnë pak më shumë përpjekje për të ndryshuar pamjen e tyre”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë V05 e cila edhe ka kryer anketën.


10 gjërat kryesore që gratë do të donin të ndryshonin në partnerët e tyre:

1. pesha
2. mënyra e veshjes
3. modeli i flokëve
4. dhëmbët
5. gjatësia
6. gjoksi
7. hunda
8. shputat
9. këmbët
10. prapanica