LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja la pas vetes mbi 2.000 pasardhës

Gjyshja la pas vetes mbi 2.000 pasardhës

Gjyshja hebreje, Yitta Schwartz vdiq muajin e kaluar në moshën 93 vjeçare, ndërsa pas vetes la 15 fëmijë, më shumë se 200 nipa e mbesa dhe gati 2000 stërnipa e stërmbesa.

Familja Schwartz arriti në SHBA më 1953. Në Williamsburg arriti si familje e madhe me 11 fëmijë, ndërsa edhe katër tjerë i lindi më pas.

Zonja Schwartz e ka dashur familjen e saj dhe ka marrë pjesë në të gjitha qethjet e para, bar mitzvah (një ceremoni hebreje), fejesa dhe martesa të pasardhësve të saj. Me gati 2.000 anëtarë të familjes ngjarjet e tilla e mbanin atë të zënë gati tërë kohën.

“Të gjithë e donin dhe përpiqeshin të kalonin sa më shumë kohë me të”, thotë Nechuma Mayer, vajza e gjashtë, e cila ka 10 fëmijë dhe mbi 100 nipa.


Njëri prej djemve ka qenë i angazhuar të planifikojë mbledhjet familjare, përcjelljet e ditëlindjeve dhe festave tjera, por familja thotë se zonja Schwartz nuk ka pasur kurrfarë problemi me kujtesën e të gjithë emrave dhe fytyrave të anëtarëve të familjes.

“Nëse leni pas vetes fëmijë dhe nipa, do të jetoni përjetësisht”, thoshte gjithmonë zonja Schwartz. /Telegrafi/