LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja 65-vjeçe notoi kanalin La Manche

Gjyshja 65-vjeçe notoi kanalin La Manche

Australiania Sue Oldham u bë personi më i moshuar në botë që kaloi Kanalin e La Manche në not.

Sue në moshën 65-vjeçare për herë të dytë kaloi Kanalin anglez dhe vendosi kufirin e ri të moshës për gjyshërit tjerë aventurierë, shkruajnë mediet e huaja.

Ajo e kaloi në not Kanalin La Manche për herë të parë në moshën 61-vjeçare, por titullin e “personit më të moshuar që notoi kanalin” ia morën vetëm një vit pas suksesit të saj.

Kësaj radhe për ta kaluar kanalin duke notuar iu nevojitën 17 orë e 31 minuta e 11 sekonda, ndërsa aventurierja Sue premtoi se të paktën edhe një herë do ta provojë të thyej rekordin. /Telegrafi/