Sam Palmer nga Bournemouth i Anglisë, ua jepte nipave granatën e ndryshkur, që të luajnë me të nëpër oborr, duke menduar se është vetëm një lodër.
Mirëpo, kur u hulumtua mirë gjatë këtyre ditëve, objekti që ndodhej afër disa shisheve në garazh, detyroi intervenim nga njësiti i sigurisë, transmeton Telegrafi.
Pas vdekjes së tij, familjarët po e pastronin garazhin, kur e gjetën sërish granatën e Luftës së Dytë Botërore.
“Na është kujtuar se si luanim me të, por hezituam ta prekim dhe njoftuam policinë” ka thënë e bija e Palmer.
Njësitet adekuate, e kanë eksploduar në mënyrë të kontrolluar, në fushën e një shkolle ushtarake që ndodhet në afërsi. /Telegrafi/