Një vit pas aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, në Shkup filloi gjykimi kundër menaxherit Bekim Haxhiu, i cili akuzohet se autobusi ka kaluar kufirin me patentë false.
Ai sot në gjykatë u shpreh se nuk ndjehet fajtor pasi prokurori tha se autobusi ka kaluar 20 herë kufirin vitin e kaluar me një ekstrakt të lejes së trafikut ndërkombëtar të falsifikuar nga 10 janari deri në aksidentin e nëntorit.
I pari që dëshmoi ishte një përfaqësues i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes i cili tha se kompania Besa Trans kishte licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. Besa transit i janë lëshuar 5 leje, por autobusi që u aksidentua nuk ka pasur dokument të tillë. Sipas mbrojtjes, me këtë dëshmi mohoet aktakuza dhe mospasjen e lejes e arysetoi me pandeminë.
Rasti është në procedurë para hetimore, në momentin që po analizohet dokumentacioni i grumbulluar, sipas prokurorisë për krimin e organizuar.